Sot me fillim në ora 11:00 do të lansohet fushata vetëdijësuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”.
Fushata ka për qëllim sensibilizimin/vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik lidhur me përdorimin e rripit të sigurisë, me anë të shpërndarjes së mesazheve sensibilizuese, shkruan Gazeta Alo.
Lansimi i kësaj fushatë do të bëhet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, të cilët do të kumtojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në rrugë./Gazeta Alo/