Fjalë Kyçe

Laporta: Kemi katër ndeshje të mbetura për të fituar titullin

Laporta: Kemi katër ndeshje të mbetura për të fituar titullin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është optimist se klubi do ta fitojë La Liga-n këtë edicion.

Barcelona dje shënoi fitore të vështirë te Valencia me rezultat 2 – 3, derisa renditën në pozitën e tretë në tabelë, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që kanë mbetur vetëm katër ndeshje, Laporta është optimist se nëse i fitojnë të gjitha ndeshjet do shpallen kampion.

“E kam thënë para ndeshjes me Valencian se nëse fitojmë pesë ndeshjet e mbetura, jemi të bindur se do ta fitojmë ligën”.

“Mirë, tani nuk janë pesë ndeshje, tani janë katër ndeshje të mbetura për të fituar titullin”, tha ai.

Ndeshjet e radhës për Barcelonën janë kundër Atleticos, Levante, Celta dhe Eibar./