Fjalë Kyçe

Largim i papritur te skuadra e Ballkanit

Largim i papritur te skuadra e Ballkanit

Ismajl Kasumi ka njoftuar nè rrjetet sociale se nuk do të jetè më drejtor tekbik te skuadra nga Theranda, shkruan Gazeta Alo.

Lajmin e ka konfirmuar Kasumi në faqen e tij zyrtare.

Ndër të tjerash ai ka falenderuar presidencën dhe stafi me të cilin punoi te ‘portokallinjtë’.

“Dua te njoftoj se nuk jam më drejtor teknik ne skuadren FC Ballkani.

Mbas nje marreveshje dy paleshe, une nuk jam me pjesë e FC Ballkanit, duke ju falenderuar kryetarit Arsim Kabashit dhe të gjithe stafit të tij, posaqerisht trajnerit Sami Sermaxhaj.

Une pas nje kontrate me klubin te cilin e kam pasur për 3 muaj dhe qëllimi është arritur që t’i ikim barazhit, unë ndaj rrugët me klubin nga Suhareka duke i falenderuar për punën e përbashkët dhe i dëshiroj suksese në të ardhmen”, ka shkruar Kasumi në rrjetin social Facebook.