Fjalë Kyçe

Largohen nga tregu miliona vezë “Kinder Suprise”, përmbanin bakterin salmonela

Largohen nga tregu miliona vezë “Kinder Suprise”, përmbanin bakterin salmonela

Disa vezë me çokollatë “Kinder Surprise” janë larguar nga tregu për shkak të një lidhjeje me 63 raste të bakterës salmonelës në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht te fëmijët e vegjël.

Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA) tha se të  vezët e prekura ishin prodhuar në të njëjtën fabrikë në Belgjikë.

Ndërkaq, prodhuesi i çokollatës “Ferrero” tha se asnjë nga produktet e tij “Kinder” të lëshuara në shitje nuk kishte rezultuar pozitiv me salmonelë.

“Ne i marrim çështjet e sigurisë ushqimore jashtëzakonisht seriozisht dhe sinqerisht kërkojmë falje për këtë çështje”, tha firma.

Nuk është raportuar asnjë vdekje, por shumica e rasteve me salmonelë deri më tani janë fëmijë të moshës mbi pesë vjeçare, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë raste raportohet se janë regjistruar në Evropë, duke përfshirë Irlandën, Francën, Gjermaninë, Suedinë dhe Holandën.

FSA tha se “Ferrero” po tërhiqte vullnetarisht produktet si një masë paraprake dhe shtoi se nuk kishte marrë asnjë ankesë.

Ata thanë se firma po punonte ngushtë me autoritetet e sigurisë ushqimore për të identifikuar shkakun e saktë të kësaj çështje.

Agjensia thotë se simptomat mund të jenë më të rënda, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe ata me sistem imunitar të dobësuar.