Largimi i rrethojave të metalit nga institucionet shtetërore po vazhdon.
Pas largimit të atyre të objekti i Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, sot po largohen rrethojat edhe të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton indeksonline.
Vendimi për largimin e rrethojave të institucioneve në kryeqytet është marrë ditë më parë nga zv/ministri i MPBAP-së, Xhelal Sfeçla.
Rikujtojmë se Policia e Kosovës kishte rekomanduar të mos hiqen rrethojat të objekti i Qeverisë dhe Kuvendit, sepse paraqesin kërcënim për sigurinë.