Edhe zyrtarisht, Gregory Keohe, avokati amerikan me famë botërore nuk do të jetë më avokat i ish-presidentit Thaçi.
Trupi Gjykues ka nxjerrë vendim që atij t’i aprovohet tërheqja nga ekipi i ish-drejtorit politik të UÇK-së, shkruan lajmi.net.
Sidoqoftë, ky trup ka refuzuar kërkesën e avokatit Keohe që Specialja t’ia paguaj punën e 45 ditëve që Keohe me shokë do ta realizojë derisa çështja t’i kalojë një avokati tjetër.
Kjo për arsyen se është vet Hashim Thaçi ai që ka njoftuar se që nga tani e tutje, mbrojtjen e tij do ta udhëheq avokati kroat Luka Misetiq.
Marrëveshja mes Thaçit e Keohes është ndërprerë në gjysmë shkaku i mospagesës së shërbimeve nga ana e Thaçit.
Specialja në vendimin e saj ka thanë se mendon se përfaqësimi i denjë dhe i sigurt i Thaçit do të vazhdojë edhe për faktin se ai ka edhe mbi 20 mbrojtës të tjerë.