Edhe një grup i afganëve që kanë qëndruar në Kosovës është nisur drejt SHBA-së, ka njoftuar ambasada amerikane në Kosovë.
Ambasada tha se falë bujarisë kosovare rreth 600 afganë kanë qëndruar në Kosovë dhe më pas janë larguar.
“Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe atyre mjekësore, një grup tjetër i afganëve të evakuuar u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë!”, ka shkruar ambasada.