Fjalë Kyçe

Largohet nga Juventus, për tu transferuar në Premierligë

Largohet nga Juventus, për tu transferuar në Premierligë

Alex Sandro duket se ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Alex Sandro nuk po gjen një mes me Juvetnusit për kontratën e re, andaj ka vendosur të largohet.

Mbrojtësi brazilian kërkon më shumë se pesë milionë euro në sezon, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ nuk po i ofron më shumë se katër milionë, pasi ai aktualisht fiton 2.5 milionë në sezon, përcjell “lajmi.net”.

Kështu, Alex Sandro dëshiron të largohet nga Juventus qysh në afatin e janarit, ndërsa shumë skuadra janë vënë në alarm.

Manchester United, Chelsea dhe PSG, janë të interesuar në transferimin e brazilianit.

Juventus do ta lejojë largimin e tij, vetëm nëse njëra prej tyre ofron mbi 80 milionë euro për shërbimet e tij.