Fjalë Kyçe

Largohet nga Udineze, ndizet e gjithë Seria A

Largohet nga Udineze, ndizet e gjithë Seria A

Rritja teknike dhe e karakterit të Rodrigo de Paul është parë nga të gjithë, aq sa për ta bërë atë një element tepër thelbësor si në Serie A, si te Udinese, ashtu edhe te Argjentina.

Dhe vet De Paul e ka kuptuar se ka ardhur momenti që me Friulin të divorcohet dhe të shohë hapin e radhës të madh në karrierë.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, argjentinasi la të kuptohej se ai tashmë u kishte dhënë gjithçka te bardhezinjtë.

“10 është një numër që më pëlqen, por unë e pashë atë në një mënyrë tjetër… Totò di Natale kishte bërë historinë e tij dhe ai do të jetë përgjithmonë numri 10 i Udinese. Doja të shkruaja historinë time. Ky numër më jep besim. Gjithçka shkoi mirë, historia ime është shkruar”.

Fjalë që dukshëm dinë për mbyllje në lidhje me aventurën friuliane. De Paul ka marrë trashëgiminë e rëndë të Antonio Di Natale dhe ka qenë në gjendje të shndërrohet në një forcë lëvizëse, duke respektuar traditën e numrave shumë të fortë 10 me fanellën bardhezi. Por e ardhmja ka të ngjarë të jetë diku tjetër.

“E ardhmja ime? Atë që kisha për të thënë ia thashë klubit, agjentit. Por nuk mund të them më shumë. Tani jam mësuar me faktin që njerëzit flasin për mua. Megjithatë, këtu njerëzit më duan dhe unë tani jam kapiteni i kësaj skuadre. Unë i shikoj të gjitha kampionatet me interes. Por unë thjesht nuk e mendova për këtë gjë. E di që ka ekipe të interesuara, por unë kam parasysh ndeshjen e së dielës”.

Ndërkohë, Milani ëndërron një goditje: në rast të lamtumirës së Çalhanoglu, një nga emrat e parë të nxehtë është pikërisht ai i futbollistit të ditëlindjes 1994, raporton alsat.

Por, De Paul kërkohet edhe nga Atletiko Madrid, Interi, Juventusi, Napoli dhe madje edhe Atalanta nëse largohet Iliçiç.