Fjalë Kyçe

Largohet nga vendi i ngjarjes trupi i pajetë i të riut që u vra sot në Prishtinë

Largohet nga vendi i ngjarjes trupi i pajetë i të riut që u vra sot në Prishtinë

Pas disa orësh organet kompetente kanë larguar nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të Albert Krasniqit.

Mjekësia Ligjore tashmë ka marrë trupin e Krasniqit, për të vazhduar me hetimet përkatëse të këtij rasti.

Për disa orë radhazi policia dhe mjekësia ligjore kanë qëndruar në ndërtesën e familjes Krasniqi në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.

Ndryshe Albert Krasniqi dyshohet se mbeti pa shenja jete si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Albert Krasniqi sipas burimeve të lajmi.net ishte në kërkim të Policisë së Kosovës për disa ditë radhazi për shkak të përdorimit të dhunës fizike ndaj ish-gruas, Besa Gashi.