Fjalë Kyçe

Latifi e këshillon Kurtin që t’i përgjigjet ftesës së Netanyahut

Latifi e këshillon Kurtin që t’i përgjigjet ftesës së Netanyahut

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi e ka komentuar ftesën e kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu dërguar Albin Kurtit, që ky i fundit të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka thënë se nëse Kurti gjykon si shqiptar, duhet të shkojë në Jerusalem në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës, shkruan Express.

“Nëse gjykon si internacionalist socialist, nuk shkon! Nëse gjykon si islamist, prapë nuk shkon! Koha për të vendosur midis Aleancës me Amerikën dhe Aleancës Islamo-Majtiste”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se është koha për t’i thënë Erdoganit se marrëdhëniet e sotme midis Kosovës dhe Turqisë nuk mund të formulohen me terminologjinë e Perandorisë Osmane.