Një tjetër sukses vjen për Kosovën nga sporti i xhudos.
Është tani Laura Fazliu që ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror për junior në Maroku, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Xudistja Fazliu në sfidën për medaljen e bronztë ka mposhtur çeken Renata Zachovan, me Ippon, shkruan lajmi.net.
Fillimisht, në repesazh, Fazliu kishte mposhtur gjermanen Annabelle Winzig.
Urimin e parë për këtë sukses, Laura Fazliu e ka marrë nga trajneri Driton Kuka.
“Edhe një medalje nga Kampionati Botëror për xhudon! Bravo Laura Fazliu na bane krenar sot”, ka shkruar Kuka në Facebook.