Fjalë Kyçe

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Kosova ka rrëmbyer edhe një medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për junior në xhudo që është duke u zhvilluar në Vantaa të Finlandës.

Pas Flaka Loxhës, ishte Laura Fazliu që sot rrëmbeu medaljen e bronztë, me katër fitore e një humbje, transmeton Koha.net.

Në garë për të bronztën Fazliu ka mposhtur çeken Renata Zachova në kategorinë 63 kilogramë.

E këtij suksesi i është gëzuar trajneri Driton Kuka.

“Edhe një medalje nga Kampionati Evropina. Laura Fazliu medalistja e radhës në kategorinë 63 kilogramë. Laura e bronztë në Evropian shënoi katër fitore e pësoi një humbje. Tani Kosova ka medaljen e dytë nga Evropiani në Vantaa të Finlandës”, ka shkruar Kuka, që ka bërë të ditur se xhudisti Arbër Kullashi nuk ishte në formë të mirë në garat e sotme.

Derisa nesër garon Shpati Zeka në kategorinë 100 kilogramë.