Fjalë Kyçe

Laurent Marmullaku, talenti i radhës që i bashkohet Kosovës

Laurent Marmullaku, talenti i radhës që i bashkohet Kosovës

Laurent Marmullaku është një tjetër futbollist që ka pranuar të luajë për Kosovën.

Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë,

Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipet kombëtare të Kosovës.

FFK njoftoi se ardhja e tij në radhët e “Dardanëve” ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij.

Gjatë ditës së sotme mirëseardhje në radhët e “Dardanëve” i ka uruar edhe presidenti Agim Ademi, i cili e ka pritur Marmullakun në zyrën e tij dhe ia ka dhuruar fanellën dardane. Ai e ka përgëzuar Laurentin për vendimin e marrë që ta përfaqësojë vendin e origjinës, derisa i ka uruar fat dhe suksese në karrierën e mëtutjeshme, përcjell express.

Ndërkaq, vetë futbollisti e ka falënderuar kreun e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe për synimin e grumbullimit të talenteve më të spikatura në Evropë në ekipin kombëtar të Kosovës.