Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ylli i Inter është tërhequr nga grumbullimi me kombëtaren e Argjentinës, pasi ka marrë rezultate pozitive në testimet për COVID-19, përcjell lajmi.net.
24 vjeçari do ta ketë të pamundur ta ndihmojë kombëtaren e tij në ndeshjet ndaj Venezuelas dhe Ekuadorit.
Argjentina tashmë ka siguruar kualifikimin në botëror dhe ndeshjet nuk kanë peshë të madhe.
Lajmin për infektimin e Lautaro me COVID-19 e ka konfirmuar Federata Argjentinase e Futbollit dhe skuadra e Inter.