Fjalë Kyçe

Lautaro pas humbjes ndaj Arabisë: Kjo dhemb shumë

Lautaro pas humbjes ndaj Arabisë: Kjo dhemb shumë

Argjentina është në shok nga humbja e pësuar sot nga humbja ndaj Arabisë Saudite.

Arabia Saudite mposhti sot Argjentinën me rezultatin 1:2, me një përmbysje, për të befasuar të gjithë.

Pas ndeshjes, reagimet kanë qenë të shumta. Disa komente dha edhe Lautaro Martinez, sulmuesi i Argjentinës, i cili tha se humbja është shumë e dhimbshme.

“Kjo dhemb shumë. Ne kishim shpresa të mëdha për ta nisur Kupën e Botës me një fitore. Ne e humbëm këtë ndeshje për gabimet tona, më shumë sesa gjithçka në pjesën e dytë”, ka thënë Lautaro, përcjell lajmi.net.

“Ka detaje që bëjnë diferencë dhe ne duhet t’i përmirësojmë gabimet. Në pjesën e parë ne duhej të shënonim më shumë sesa një gol, por kjo është Kupë e Botës dhe ne tashmë mbetemi me dy finale”, shtoi ai.

Argjentina ishte një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës, para se turneu të niste, por humbja e sotme ka vënë disa hije mbi ta. /Lajmi.net/