Fjalë Kyçe

Lazio ankohet në shkallën e dytë pas dënimeve që mori për shkelje të masave

Lazio ankohet në shkallën e dytë pas dënimeve që mori për shkelje të masave

Klubi i Lazios është ankuar në Gjykatën e Apelit, pas dënimit që ka marr nga shkalla e parë për shkelje të protokollit COVID 19.

Gjykata Federale e ka suspenduar presidentin e Lazios, Claudio Lotito me shtatë muaj, kurse klubi është gjobitur me 150 mijë euro.

Ndërkohë, mjekët e klubit Fabio Rodia dhe Ivo Pulcini, janë pezulluar për 12 muaj.

Për të gjitha këto dënime, Lazio është ankuar në shkallën e dytë.