Aventurës së Valon Berishës te Lazio po i vjen fundi.
Pas Riza Durmishit, nga Lazio pritet që të largohet edhe kosovari Valon Berisha.
E për largimin e tij tashmë është aktivizuar edhe Igli Tare, i cili është duke punuar për të gjetur një skuadër mesfushorit të Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Berisha ka pasur shumë pak minuta në skuadrën e Simone Inzaghit.
26 vjeçari ishte transferuar nga Salzburgu në verën e vitit 2018 për tetë milionë euro.
Edhe vet Valoni dëshiron largimin, madje është i gatshëm që të largohet edhe në formë huazimi sepse dëshiron që të jetë në formë sa më të mirë për ndeshjet e Kosovës në Mars në play-offin e Nation League,