Fjalë Kyçe

Lazio mohon shkeljen e rregullave gjatë stërvitjes

Lazio mohon shkeljen e rregullave gjatë stërvitjes

Shefi mjekësor i Lazios ka premtuar se do të jap dorëheqje nëse raportet për shkelje të bëra në stërvitje janë të vërteta.

Corriere della Sera ka shkruar se te Lazio ka pasur lojë tre kundër tre, ndërsa ndeshjet kanë zgjatur nga pesë minuta.

“Kam lexuar raportin dhe fotografia e përdorur është e vjetër”, ka thënë Ivo Pulcini për Radio Punto Nuovo. Skuadrave italiane u lejohen vetëm stërvitje individuale. Vetëm prej të enjtes lejohen stërvitjet grupore.

“Klubi më ka siguruar që nuk është e vërtetë. Nëse do të ishte e vërtetë unë do të detyrohesha të jap dorëheqje. Unë duhet të marr përgjegjësi, por çka mund të bëjë më shumë nëse të punësuarit nuk iu përmbahen sugjerimeve. Unë nuk isha atje, pasi nuk mund të kalojë gjithë kohën duke shikuar çdo seancë. Unë mund vetëm të bëjë rekomandime”.