Fjalë Kyçe

Lazio – Parma: Vedat Muriqi pritet të debutojë si titullar në Kupën e Italisë

Lazio – Parma: Vedat Muriqi pritet të debutojë si titullar në Kupën e Italisë

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi i ka bërë vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat për Lazio, që prej se iu bashkua asaj nga Fenerbahce verën e kaluar për rreth 18 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Ai pritet të debutojë në garën e tretë për Lazios në atë që pritet të jetë vetëm ndeshja e katërt si titullar për skuadrën e Simone Inzaghit.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Atalantan në Bergamo më 27 janar dhe do t’iu bashkohet Interit, Milanit, Napolit, Juventusit, Orobicit, Spenzias dhe SPAL-it në çerekfinale.

Trajneri Inzaghi pritet të bëjë ndryshim të mëdha në formacion këtë mbrëmje dhe ndër përfituesit do të jetë edhe Muriqi, sipas të gjitha gjasave.

Formacioni i mundshëm i Lazios: Strakosha; Parolo, Hoedt, Acerbi; Lazzari, Akpa Akpro, Escalante, Milinkovic, Fares; Muriqi, Pereira.

26-vjeçari – për të cilin ka thashetheme se mund të huazohet mbrapsht te klubi i Superligës turke – është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e Lazios.

Muriqi i ka bërë 13 paraqitje deri tani për Lazion në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, 10 prej të cilave si zëvendësues.