Fjalë Kyçe

Lazio triumfon në derbin italian ndaj Milanit, Muriqi luan vetëm katër minuta

Lazio triumfon në derbin italian ndaj Milanit, Muriqi luan vetëm katër minuta

Lazio ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj AC Milanit.

Vendasit fituan me rezultat 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Qysh pas dy minutave lojë, ishe Joaquin Correa që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Immobiles (2′).

Lazzari dyfishoi epërsinë, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 – 0.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Correa që realizoi gol të bukur pas një kundëraksioni të shpejtë (51′).

Për të vulosur fitoren u përkujdes Ciro Immobile që realizoi tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt (87′).

Ylli kosovar, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 89-të.

Pas kësaj humbje, Milan zbret në pozitën e pestë me 66 pikë, derisa Lazio një më poshtë me 61 sosh.