Fjalë Kyçe

LDK, AAK e Nisma ende nuk i kanë paguar gjobat e fushatës

LDK, AAK e Nisma ende nuk i kanë paguar gjobat e fushatës

Për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e pavlefshme të ish-deputetit Etem Arifaj në rrëzimin e Qeverisë Kurti u morë vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u desh të zhvilloheshin në një situatë të rëndë pandemike.

Pavarësisht kësaj fushata elektorale nuk u ndalua, por që duhej që të respektoheshin masat antiCOVID.

Lidhur me gjobat të cilat i janë shqiptuar partive politike në vend është deklaruar Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri. Tahiri në Kanal10 tha se vetëm Vetëvendosje, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat të cilat iu ishin shqiptuar.

“Të gjitha subjektet e mëdha janë gjobitur. Kanë qenë gjithsej 20 gjoba.7 VV, 5 LDK, nga 3 AAK dhe PDK, nga 1 për NISMËN dhe AKR.Vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat, kurse 9 tjera gjoba të tjera të papaguara të AAK, LDK, NISMËS kanë shkuar në zyrën tonë ligjore në komunë që të procedohen të përmbaruesi”.