Fjalë Kyçe

LDK e kandidon vajzën e Gani Gecit për deputete

LDK e kandidon vajzën e Gani Gecit për deputete

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur në listën e emrave që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe Marigona Gecin, vajzën e madhe të aktivistit të LDK’së, Gani Gecit.

Kështu bëjnë të ditura burime të Gazetës Express brenda partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Marigona Geci ka marrë pjesë si delegate edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LDK’së më 3 gusht kur është rizgjedhur në krye të partisë Isa Mustafa.

Ajo është deleguar nga Dega e LDK’së në Viti, pasi që atje është edhe martuar.

Marigona është vajza e madhe e Gani Gecit e lindur më 9 shkurt të vitit 1992 në Skenderaj. Pak muaj pas lindjes, babai i saj Ganiu, e kishte kryer sulmin e parë kundër forcave serbe.