Koalicioni mes LDK-së e PDK-së në Istog sot ka patur një të çarë. Mollë sherri u bë fotografia e ish-presidentit Thaçi.
Nga PDK thonë se shefja e administratës komunale në Istog, Edona Loxha ka urdhëruar dikë që të heq nga asambleja komunale fotografinë e Thaçit pa u konsultuar me askënd. Ky gjest ka acaruar pa masë PDK-në e Istogut.
Të idinjuar me këtë gjest, asamebleistët dhe drejtorët e PDK-së kanë braktisur asamblenë.
Më pas asambleja është braktisur edhe nga asambleistët e AAK-së. Të pajtimit me këtë gjest nuk kanë qenë as anëtarët e Vetëvendosjes, percjell Indeksonline.
“Unë kam ardhur sot nga pushimi sepse kam qenë në Amerikë. Kam kërkuar interpretim ligjor nga ministria. Mendimi im personal është se nuk ka qenë veprim i mirë largimi i fotografisë. Do i shikojmë kamerat dhe do e shihim se kush e ka larguar fotografinë. Vendimi për heqjen e fotografisë nuk i takon drejtorisë së administratës” ka thënë Loxha.