Fjalë Kyçe

LDK-ja insiston në hetim parlamentar për energjinë

LDK-ja insiston në hetim parlamentar për energjinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dështimit të formimit tw Komisionit Hetimor Parlamentar pwr krizwn energjetike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyratre në Facebook, ai ka thënë se ky refuzim hetimi nga mazhoranca, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë.

Postimi i Plotë:

HETIM PARLAMENTAR PËR ENERGJINË

Mazhoranca parlamentare sot refuzoi formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike – një kërkesë legjitime e jona për zbardhjen e së vërtetës mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione e shtrenjtimit të faturave energjetike deri në 100%. Pjesë e hetimit do të ishin edhe punësimet nepotike në KEK.

Ky refuzim hetimi, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë. Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi. Dhe sa më i domosdoshëm hetimi, aq më e drejtë bëhet kërkesa jonë për të. Sjella e mazhorancës, si tregues i arrogancës së numrave që parandalon ushtrimin e detyrimeve kushtetuese të Parlamentit mbi Qeverinë, është praktikë kundërkushtetuese. E njëjta s’mund të vazhdojë.