Lidhja Demokratike e Kosovës nesër, e martë, do të mbledhë Kryesinë e partisë.
Sipas burimeve të KTV-së, kjo parti do të diskutojë për zhvillimet e fundit politike, pasi presidenti Hashim Thaçi zyrtarisht e dekretoi Albin Kurtin kandidat për kryeministër. Mbledhja do të nisë në orën 14:00.
Sot Vetëvendosje bëri të ditur se ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, për mandatar të qeverisë, ndërsa pas njoftimit Kurti me një videomesazh i rikërkoi LDK-së kthimin në tavolinë për të negociuar për bashkëqeverisje.