Fjalë Kyçe

LDK-ja reagon pas sulmit në Zubin Potok, i ofron mbështetje policisë së Kosovës

LDK-ja reagon pas sulmit në Zubin Potok, i ofron mbështetje policisë së Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmeve ndaj zyrtarëve kufitarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se e ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë “në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të madh, është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitarë të Policisë së Kosovës”.

“LDK-ja ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në reagim.