Fjalë Kyçe

LDK në Istog thonë se arrestimi i kryetarit Haki Rugova është me motive politike

LDK në Istog thonë se arrestimi i kryetarit Haki Rugova është me motive politike

Mbrëmë kryetari i LDK-së Haki Rugova, një drejtor i Komunës dhe një zyrtar tjetër janë arrestuar nën dyshimet për tre vepra penale.

Keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve janë veprat penale për të cilat Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin dhe marrjen në pyetje të të tre zyrtarëve.

Lidhur me arrestimin e kryetari të Istogut që është edhe nënkryetar i LDK-së, ka reaguar edhe Dega e LDK-së në Istog nëpërmjet një komunikate.

“Kryesia e degës së LDK-së në Istog, beson fuqishëm dhe është e bindur në pafajësinë e Kryetari të Komunës së Istogut dhe dy zyrtarëve tjerë” thuhet në komunikatë.

Sipas degës së LDK-së në Istog konsiderojnë se ky ndalim është kryer me motive politike, dhe se kryetari i kësaj Komune Haki Rugova sipas LDK-së në Istog ka respektuar në tërësi ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe aktet tjera normative.