Fjalë Kyçe

LDK nesër mban dy mbledhje para takimit Thaçi-Kurti

LDK nesër mban dy mbledhje para takimit Thaçi-Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër dy takime të strukturave të saj.

Në ora 13:00 do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së. Ndërsa, një orë e gjysmë më vonë, 14:30, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Këto dy takime do të mbahen në selinë qendrore të kësaj partie.Këto mbledhje do të mbahen para takimit të presidentit Hashim Thaçi me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtin.Takimi Thaçi-Kurti do të zhvillohet nga ora 15:00.