Fjalë Kyçe

LDK: Nuk ka takime sot, por të hënën

LDK: Nuk ka takime sot, por të hënën

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të mblidhet sot ashtu siç ishte paralajmëruar.

Zëdhënësi Besian Mustafa bën të ditur se Kryesia e LDK-së do të mblidhet të hënën prej orës 9:00 ndërsa Grupi Parlamentar I kësaj partie pritet të mblidhet nga ora 13:00.

Ndryshe po të hënën do të takohet kryetari i VV-së Albin Kurti me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi vjen pas tri ftesave që Thaçi ia ka bërë Kurtit për takim si fitues i zgjedhjeve. VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për një koalicion të mundshëm qeverisës./KosovaPress/