Fjalë Kyçe

LDK: Vendi po kalon në situatë të vështirë, duhet maturi

LDK: Vendi po kalon në situatë të vështirë, duhet maturi

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

Përmes një komunikate për media, LDK thotë se vendi po kalon një situatë të vështirë institucionale, e cila, përveç se duhet të përballohet me qetësi dhe maturi, kërkon edhe unifikim e vendime të përgjegjshme politike dhe institucionale.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë”, thuhet në njoftim.

LDK-ja thotë se është e bindur thellë se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e pavarur, ndërkaq ka apeluar që institucionet përkatëse të zbatojnë standardet më të larta për gjetjen e së vërtetës dhe të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm.