Fjalë Kyçe

Leao dhe Correa drejt Milan

Leao dhe Correa drejt Milan

Skuadra e Milan është duke u treguar mjaft aktive në merkaton e verës.

Pas afrimit të Theo Hernandez, por i cili fatkeqësisht pësoi një dëmtim, skuadra ‘Rosoneri’ po synon të përforcohet edhe me disa emra të tjerë.

Rafael Leao i Lille dhe Angel Correa i Atletico Madrid janë dy emrat që thuhet se Milan do të nënshkruajë me ta.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Leao do të mbërrij në ‘San Siro’ të hënën, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari do të mbulojë hapësirat e lëna nga Patrick Cutrone, i cili aktualisht po bisedon me Ëolverhampton.

Por, edhe përkundër faktit se Leao mund të transferohet qysh të hënën, skuadra e Milan nuk do të heq dorë nga argjentinasi Correa.

Milan pritet të ofrojnë 40 milionë euro për yllin e Atletico Madrid. Kjo shifër mund të shkojë deri në 48 milionë me bonuset.

Një emër i tretë që do të afrohet tek Milan brenda këtyre 48 orëve, të paktën sipas raportimeve, është ai i Duarte.