Learta Jakupi po nget veturë të tipit “Porsche”.
Soprano e njohur shqiptare, Learta Jakupi, njëherësh reja e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behluli është po ashtu e komentuar në media e publik, shkruan lajmi.net.
Jeta e saj private që nga fillimet e para ka qenë shumë e komentuar ndërsa vazhdon edhe sot mirëpo jo me të njëjtin ritëm.
Learta është nusja e djalit të Shyhretes dhe nëpër intervista të dyja kanë treguar për raportet e mrekullueshme mes vete.
Së fundmi Learta është shfaqur duke e dëgjuar këngën e vjehrrës derisa po ngiste makinën e tipit “Porsche”.
Si duket Shyhretes i është bërë qejfi prandaj e ka ripostuar këtë edhe në Instagramin e saj.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i këngëtares Shyhrete Behluli është bashkëpunimi me artistin turk Sinan Akçıl.
Kënga “Jam shqiptar” e cila erdhi me videoklip, u pëlqye shumë nga publiku.