Fjalë Kyçe

LeBron rikthehet magjik dhe Lakers “fluturojnë”

LeBron rikthehet magjik dhe Lakers “fluturojnë”

Skuadra e Lakers mposhti 112-104 New Orleans në ndeshjen e radhës në NBA, duke u rikthyer te suksesi pas dy humbjeve.

Një ndeshje e dominuar nga ekipi kalifornian, që pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren. LeBron James realizoi një “triple double”, autor i 22 pikëve, 12 rebound e 14 asist, ndërkohë që të pestë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e San Antonio, që mposhti 124-98 Minnesota, ndeshje e dominuar nga Spurs, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Lojtarët e stolit realizuan 59 pikë, ndërkohë që u dallua Forbes, autor i 22 pikëve. Zhgënjen skuadra e Boston, që u mund në fushën e saj 120-107 nga Milëaukee, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Lindje. Antetokounmpo me 30 pikë ishte sërish lider për skuadrën e Bucks.

Vijon të kryesojë renditjen në Lindje skuadra e Toronto, që mundi 126-110 Cleveland, takim që pati si protagonist skuadrën kanadeze. Leonard realizoi 37 pikë, lider për Toronto. Fiton edhe skuadra e Utah Jazz, që mundi 120-90 Portland, takim ku diferencën në parket e bëri Rubio me 24 pikë, ndërsa Atlanta mposhti 114-107 New York falë 22 pikëve të Bazemore.

NBA/Rezultatet:

Charlotte – Detroit, 98-86

Toronto – Cleveland, 126-110

Brooklyn – Indiana, 106-114

New York – Atlanta, 107-114

Boston – Milwaukee, 107-120

Chicago – Orlando, 90-80

San Antonio – Minnesota, 124-98

Portland – Utah Jazz, 90-120

Sacramento – Memphis, 102-99

Lakers – New Orleans, 112-104