Ledri Vula u argëtua me familjen e Dua Lipës në bregdet.
Ledri Vula është shumë i angazhuar me koncerte gjatë kësaj sezone të nxehtë, shkruan lajmi.net.
Por, këto aktivitete nuk e pengojnë atë që të gjejë pak kohë edhe për t’u relaksuar në bregdet, ashtu siç edhe bëri sot.
Reperi iu bashkua babait dhe vëllait të Dua Lipës në bregdet dhe kaloi çaste të bukura në shoqërinë e tyre.
Për ndryshe, “M’ke harru” titullohet projekti i fundit muzikor nga Ledri Vula, këngë kjo në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.