Fjalë Kyçe

Legjenda: Chelsea duhet ta transferojë këtë sulmues

Legjenda: Chelsea duhet ta transferojë këtë sulmues

Ish sulmuesi i Chelsea, Pat Nevin, mendon se sulmuesi i Genoa, Krzysztof Piatek, do të ishte transferimi ideal i skuadrës së Maurizio Sarrit këtë afat kalimtar.

Chelsea janë në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar dimëror, dhe Gonzalo Higuain ka qenë emri më i përfolur në media.

Por, Nevin që ka veshur në 193 paraqitje fanellën e Chelsea, e sheh sulmuesin polak, Krzysztof Piatek, si transferim të qëlluar për ‘Blutë’.

“Unë jam duke kërkuar sulmues si Krzysztof Piatek, sulmuesi i Genia”, ka thënë Nevin, përcjell ‘lajmi.net’.

“Gjithkush e dëshiron atë, unë e kam shikuar pak. Ai është shumë i mirë në ajër, por edhe teknikisht është shumë i mirë”.