Fjalë Kyçe

Legjenda e Barcelonës emërohet drejtor i shkollës La Masia

Legjenda e Barcelonës emërohet drejtor i shkollës La Masia

Patrick Kluivert është emëruar nga Barcelona si drejtor i shkollës së futbollit La Masia.

Edhe një rikthim i madh tek klubi katalunas. Bëhet fjalë për legjendën holandez, Kluivert.

Ish-sulmuesi i njohur nga tani e tutje do të jetë me rol drejtuesi tek klubi nga Camp Nou.

Është vet Barcelona, e cila ka njoftuar se ka emëruar holandezin drejtor të shkollës La Masia.

“Patrick Kluivert, drejtor i ri i shkollës së futbollit”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.

Thuhet se holandezi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin nga Camp Nou, e cila e lidh atë deri në vitin 2021.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi dhe jam i etur për të filluar këtë fazë të re në të cilën ne përballemi me sfidën e vazhdueshme për ta bërë Barcelonën një nga më të mirat në botë”, ka thën Kluivert pas marrjes së pozitës së re.