Fjalë Kyçe

Legjenda e Barcelonës ka disa fjalë për Coutinhon

Legjenda e Barcelonës ka disa fjalë për Coutinhon

Ish lojtari i Barcelonës, Hristo Stoichkov është kujdesur që të jap një këshillë për lojtarin aktual të “blaugranëve”, Philippe Coutinho.
Coutihnos i është thënë që as nuk duhet menduar kalimin tek ndonjë tjetër skuadër, pas interesimit të shfaqur nga Chelsea e Manchester United.

“Unë po shkruaj këto fjalë për t’ju dërguar mbështetjen time më të sinqertë për momentin e vështirë që keni kaluar, edhe pse jam i sigurt se ka shumë lojtarë atje të cilët dëshirojnë të jenë në të njëjtën situatë si ju, kur ju shënua dy gola vitale kundër Sevillas në Copa del Rey” ishin fjalët e Stoichkov drejtuar Coutinhos.

“Dhe për golin e parë, të kemi një lojtar të pabesueshëm si Messi që ju kërkon të merrni penalltinë . Kjo është një detyrë që vetëm nga lojtarët më të mirë kërkohet të bëhet.

“Barca nuk është një klub i lehtë dhe gjatë muajve të parë të mia kam vuajtur si ju. Unë e di se si ndihesh kur gjërat nuk ecin si ju dëshironi, por unë jam i bindur se me punën e madhe dhe sakrificën ju do të ecni përpara sepse keni të gjitha cilësitë ta bëni këtë. Ju jeni një nga lojtarët më të mirë të huaj që kanë luajtur për Barcën.\”

“Ju keni shumë futboll për t’i dhënë Barcës, dhe gjëja e vetme që duhet të mendosh është se si ta shijosh lojën tënde. Shijoje sikur e bën në Brazil. Unë provova ta shijoja sikur luaja gjithmonë në Bullgari dhe përfundova duke u kënaqur njësoj me Barcën”

“Kurrë mos e le vetën të dëshpërohesh, sepse, për çfarë kam parë, tifozët janë me ty dhe duan të të shohin të kesh sukses. Kuptoje se ata janë tifozët më të mirë në botë dhe ata do të përkrahin gjithmonë – siç kanë bërë me mua”

“Dhe anash kësaj, tani është nuk është koha që të ndihesh keq, ne kemi çdo arsye që të ndihemi pozitiv. Harro gjithçka për barazimin me Valencian. Po fillon të bëhet një ligë e vështirë në La Liga, Liga e Kampionëve po kthehet dhe më shumë se gjithçka, ne jemi afër të përballemi me një muaj të cilin kemi tri ndeshje me rivalin jetësor, Real Madrid, që nuk mund ta përjashtojmë asnjëherë”

“Klasikja është një nga ndeshjet më të mira në botë dhe ti e di se si është të shënosh në atë ndeshje – është një ndjenjë që nuk mund të krahasohet. Neve do na duhesh ti në më të mirën që të shkojmë mirë në ligë dhe të kalojmë në finale të Kupës së Mbretit – Edhe më shumë nëse “Zoti i Futbollit”, Messi do të mungojë pas dëmtimit në Valencia”

“Krejt në fund, kërkoj një favor nga ti. Të lutem mos e mendo largimin nga skuadra për t’iu bashkuar dikujt tjetër, gjë që po përmendet në shtyp. Nuk ka tjetër klub sikur i yni. Kjo është arsyeja pse thonë “Mes que un club” (më shumë se një klub). Dhe, sidoqoftë, nuk mund të gjesh ndonjë skuadër tjetër me shokët si Messi, Suarez dhe të tjerët, me të cilët kalon kohë të mirë duke luajtur”

“Të dëshiroj të gjitha të mirat, nga thellësia e zemrës, jam i sigurt se ti do të bësh historinë tek Barca. Mbaje kokën lartë. Përqafim të madh, Hristo” është shkruar në letrën drejtuar Coutinhos, transmeton lajmi.net.

Coutinho ka kaluar 12 muaj me Barcelonën. Mbetet të shihet nëse ai do t’i përgjigjet letrës së legjendës së “Camp Nou”.