Fjalë Kyçe

Legjenda e Kroacisë, Davor Shuker favorizon Kosovën përball Bullgarisë

Legjenda e Kroacisë, Davor Shuker favorizon Kosovën përball Bullgarisë

Legjenda e futbollit kroat dhe atij botëror Davor Shuker ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo.

Ish futbollisti i Real Madridit në një prononcim ekskluzivë për Gazeten Alo ka folur për përballjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Bullgarisë.

“Bullgaria gjithnjë di të jetë e papërshtatshme ashtu ka qenë edhe për Kroacinë”, ka thënë fillimisht legjenda kroate.

“Unë kam biseduar edhe me të ndjerin Fadil Vokrri ku kemi analizuar Kombëtaren e Kosovës. Kosova ka talentë të jashtëzakonshëm të cilët kanë nevoj vetëm për pak shtytje që të arrijnë majat e suksesit”.

Davor Shuker më tej ka thënë se favorizon Kombètaren e Kosovès përball Bullgarisë ndërsa për rezultatin presim përfundimin e ndeshjes, ka deklaruar legjenda kroate për Gazetën Alo.

Bullgari – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45.

Davor Shuker ishte ndër më meritorët për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.