Fjalë Kyçe

Legjenda e Man Unitedit: Xhaka duhet të bëjë paqe me tifozët

Legjenda e Man Unitedit: Xhaka duhet të bëjë paqe me tifozët

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se Granit Xhaka dhe futbollistët e tjerë të Premierligës duhet të mësohen ta përballojnë abuzimin nga tifozët e futbollit në Angli.

Gary Neville e pranon se futbollistët shihen ndryshe në futbollin modern në krahasim me gjeneratën e tij dhe ato të mëhershme në botën e futbollit, mirëpo ai shton se Granit Xhaka duhet të mësohet t’i pranojë kritikat e tifozëve, transmeton Gazeta Express.

Arsenali ia mori shiritin e kapitenit Xhakës, pasi reagimin të tij me zemërim ndaj fishkëllimave të vetë tifozëve të “Topçinjve” në ndeshjen e Premierligës kundër Crystal Palace.

Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare i vendosi duart mbi vesh, e zhveshi fanellën dhe i shajti tifozët e pranishëm në stadium, gjatë kohës sa ai po zëvendësohej në pjesën e dytë të barazimit 1:1 në Emirates.

Xhaka tha se ai e kishte arritur pikën e vlimit pasi kishte marrë komente abuzive nëpër ndeshje dhe në rrjetet sociale. Megjithatë, ish-futbollisti anglez insiston se Xhaka duhet të mësohet t’i përballojë këto kritika.

“Gjithçka është e drejtë në dashuri dhe luftë. Në ndeshjet kundër Liverpoolit, tifozët këndonin për nënën time. Unë nuk isha i lumtur, por ato thirrje nuk më shqetësonin”, ka thënë Necille për Omnisport.

“Unë u fishkëlleva 12 muaj për Anglinë si lojtar i Manchester Unitedit, por ti duhet ta pranosh këtë si pjesë të lojës. Shiko se çfarë po ndodh tani me lojtarët me ngjyrë, njerëzit mendojnë se gjithçka është e lejueshme. Duhet ta ndalim këtë”.

“Futbollistët shihen më ndryshe tani. Trajtimi i Xhakës nuk erdhi për shkak të çmimit të lartë të biletave, ato kanë qenë me atë çmim të lartë gjithnjë. Por, fakti se tifozët po lihen prapa s’mund të harrohet. Xhaka duhet të bëjë paqe me ta”.