Fjalë Kyçe

Legjenda e ringut Hulk Hogan kundër vaksinës anti-Covid-19: Njerëzit po rrezohen si mizat

Legjenda e ringut Hulk Hogan kundër vaksinës anti-Covid-19: Njerëzit po rrezohen si mizat

Hulk Hogan është personaliteti i fundit që ka shprehur qëndrime kundër vaksinës Covid-19.

Presonaliteti i Wrestling (Mundje për argëtim), Hulk Hogan (emri i vërtetë i të cilit është Terry Gene Bollea) i është bashkuar Novak Djokovicit dhe Kyrie Irving që thonë se ata nuk janë vaksionuar kundër Covid-19 derisa legjenda e WWE nuk është përmbajtur nga komentet për mosbesimin e tij në vaksinë.

Hogan ishte një emër i madh i mundjes për argëtim në Amerikë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta, duke bërë emër në ring për personalitetin e tij të madh dhe stilin tërheqës që binte në sy. Kohëve të fundit ai ju tha fansave të tij që nuk është pro vaksinës kundër Covid-19.

“Mund të mos kemi nevojë për vaksinë”, tha Hogan për ndjekësit e tij në Facebook.

“Betty White (99 vjeware) dhe Sidney Poitier (94 vjeçare) u vaksinuan gjithashtu. Ato vdiqën pastaj por autoritetet nuk na thonë këtë”.

Komentet e tij vinë pasi ai sugjeron që vdekja e fundit e aktorit Bob Saget po ashtu lidhet me vaksinën.

Hogan foli

Shumë nuk kanë pritur që Hogan të ndante mendimet e tij për një temë të tillë për shkak të faktit që ai është përfolur kohëve të fundit në lajme se mund të rikthehet në ring në të ardhmen e afërt.

68 vjeçari nuk është se i hodhi poshtë thashethemet për rikthim në WWE, duke insistuar që fansat kurrë nuk duhet të parashikojnë çfarë mund të ndodh.

“Fansat duhet të dëgjojnë për shkak se kurrë nuk dihet çfarë të pret”, tha Hogan për këto thashetheme.

“As unë madje nuk e di çfarë do të ndodh”.

Hulk Hogan është ikonë e WWE

Të gjitha lajmet rreth rikthimit të tij në WWE do t’i emocionojnë fansat të cilët janë rritur duke e parë Hoganin në ekran transmeton express.

Karriera e tij profesionale në mundje profesionale filloi më 1977 por ai mori famë pasi që nënshkroi për të garuar për World Wrestling Federation (WWF) më 1983, e cila ndryshe njihet si World Wrestling Entertainment (WWE).

Hogan e ka vendin në pavijonin e famës për Wrestling edhe për vitin 2021 për kontributin e tij në mundje që dha për disa vite.