Fjalë Kyçe

Lehamann rikthehet në Bundesliga

Lehamann rikthehet në Bundesliga

Lehmann po kalon tek Augsburg

Ish portieri i Arsenal dhe kombëtares së Gjermanisë, Jens Lehamann po rikthehet në Bundesliga.

Sipas informacioneve të “Bild” Lehmann do të kaloj tek Augsburg, ku do të kontribuoj në stafin e trajnerëve, transmeton lajmi.net.

Ai do ta ndihmojë trajnerin e Augsburg, Manuel Baum pasi ky i fundit është në një situatë shumë të  vështirë.

Lehmann thuhet se do të nënshkruaj një kontratë 1.5 vjeçare, që do ta mbante atë deri në fund të sezonit 2019/20.

Deri më tani, ish portieri i Arsenal ka punuar si ndihmës trajner vetëm njëherë që prej fundit të karrierës së tij 23 vjeçare në futboll.

Ai ishte ndihmës i Arsene Wenger gjatë sezonit 2017/18, tek skuadra e Arsenal.