Fjalë Kyçe

Lehtësohen procedurat për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer

Lehtësohen procedurat për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për lehtësimin e procedurës për pajisje/tërheqje të pasaportës dhe patentë-shoferëve.

Siç njofton kumtesa nga MPB-ja, me këtë vendim përkohësisht qytetarëve të Republikës së Kosovës do të ju mundësohet:

1.1. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me pasaportë mund të bëhet edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;

1.2. Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me patentë-shofer, mund të bëhet edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;

1.3. Tërheqja në rastet e caktuara të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit me autorizim në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, mund të bëhet edhe në mungesë të origjinalit të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit paraprak dhe të autorizimit origjinal.

“Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.