Fjalë Kyçe

Leicesteri po e vëzhgon Muriqin

Leicesteri po e vëzhgon Muriqin

Leicester City duket i vendosur që të transferojë Vedat Muriqin e Fenerbahçes.

“Haber Global” shkruan se në derbin kundër Besiktasit, në të cilin Muriqi shënoi golin e tretë, një zyrtar i klubit anglez ishte i pranishëm për të parë nga afër sulmuesin shtatlartë.

Edhe para dy javësh u raportua se kishte zyrtarë të Leicesterit që e shikuan Muriqin, e bashkë me ta edhe të dy klubeve tjera, Monacos dhe Sevillës, transmeton KTV.

Interesim të madh për 25-vjeçarin ka shfaqur edhe Tottenahmi i Jose Mourinos.

Muriqi që ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023, ka shënuar 10 gola në elitën e futbollit të Turqisë, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit dhe i dyti në ligë.