RB Leipzig ka insistuar që mesfushori i lidhur me Arsenalin, Christopher Nkunku do të qëndrojë në Red Bull Arena për sezonin 2022/23
Gunners pritej që të lansojnë një ofertë në verë për 24 vjeçarin, kontrata e të cilit skadon më 2024.
“Ai, Nkunku po ashtu do të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm sepse ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë drejtori menaxhues i Leipzigut Oliver Mintzlaff për Sky Germany.
“Në futboll, asgjë nuk është e sigurt, por ky është plani i jonë”./express