Në takimin e Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e Telekomit.
“Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje, por edhe rreth 2500 familje që varen nga të ardhurat e Telekomit”, shkruan ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.