Fjalë Kyçe

Lekaj: Nëse Haradinaj nuk zgjidhet president, vendi shkon në zgjedhje

Lekaj: Nëse Haradinaj nuk zgjidhet president, vendi shkon në zgjedhje

Kur bëhet fjala për pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndezë motorët dhe dëshiron që të kap ndonjë pozitë të rëndësishme në institucionet e larta të vendit.

Pozita e presidentit është ajo që AAK po e dëshiron që me çdo kusht t’i takon atyre dhe në krye të vendit të jetë lideri i tyre i përhershëm, Ramush Haradinaj.

Është deputeti i AAK’së dhe njëri ndër figurat kryesore në këtë parti, Pal Lekaj i cili po thotë se nëse nuk ka dakordim mes partive që Haradinaj të jetë në pushtet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Sipas logjikës së Pal Lekajt, vetë Haradinaj duhet të bëhet president dhe jo personat e tjerë.

“Nëse nuk ka dakordanc që zoti Haradinaj të jetë president i Republikës Kosovës, atëherë sa i përket Aleancës vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha Lekaj.

Lekaj tha se për këtë AAK është e prerë, madje thotë se do ta vërtetojnë para qytetarëve këtë.

“Jemi të prerë 100% në këtë dhe do të vie marsi shumë shpejt dhe do të shohin qytetarët se ne nuk bëjmë kompromis”, tha Lekaj në T7.

Po ashtu Lekaj u shpreh se kryeministri Hoti nuk do të dal nga kërkesat e qarta që i kanë si koalicion, ku dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.