Fjalë Kyçe

Lëndim horror nga Henderson në bashkëlojtarin te United, Eric Bailly

Lëndim horror nga Henderson në bashkëlojtarin te United, Eric Bailly

Manchester Unitedi është duke u përballur me Watfordin në kuadër të 1/16 së finales në FA Cup.

Djajtë e Kuq janë duke fituar aktualisht 1-0, mirëpo në minutën e 44-të kishin një moment të tmerrshëm në skuadër.

Eric Bailly kishte një përplasje me portierin Dean Henderson, që të dy të Manchester United, e që mbrojtësi mbeti i shtrirë në tokë.

U dashtë të ndërhynte ndihma e parë që ta këndellte lojtarin, pas asaj ndërhyrje të rrezikshme nga portieri i Djajve të Kuq.

Por, Bailly nuk arriti të vazhdonte më takimin dhe u largua nga fusha në minutën e 45+6, derisa në vend të tij u fut Harry Maguire.

Mbetet të shihet pas takimit se sa i rëndë është lëndimi që ka pësuar mbrojtësi i Unitedit.

https://streamable.com/va5jak