Inter janë në ankth të pritjes se testeve mjekësore për Marcelo Brezovic që duket ka marrë një lëndim serioz në gju
Kroati çaloi në minutat e fundit në ndeshjen e Serie A kundër Lecces të dielën pas një përplasje me Alessandro Deiola.
Sipas Sky Sport Italia, ai u larguar nga stadiumi Via del Mare me paterica dhe testet e para do të dalin të martën.
Këto teste do të tregojnë më saktë se cili është dëmtimi i lojtarit.
Por, ka frikë se lëndimi mund të jetë më serioz dhe ai do të jetë jashtë për disa javë.
Kjo mund të ndikojë edhe në strategjinë e transfereve, pasi që Interi po tenton që të sjell Christian Eriksen nga Tottenham, por do ti duhet ta mbaj Matias Vecino nëse Brozovic do të mungojë për kohë të gjatë.