Fjalë Kyçe

Lëndimi i Neymar më serioz seç dukej, mungon deri në prill

Lëndimi i Neymar më serioz seç dukej, mungon deri në prill

Paris Saint-Germain pritet që të jetë pa sulmuesin e tyre Neymar deri në fund të marsit
Ai ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të djathtë gjatë përballjes së PSG-së kundër Strasbourgut javën e kaluar, një lëndim që ishte pak a shumë i njëjtë me atë të 2018-ës që e kishte lënë atë pa luajtur 3 muaj.

Sipas L’Equipe, braziliani mund të jetë jashtë për dy muaj, që do të thotë se ai do të humbet dy ndeshjet e PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United dhe 12 lojë të tjera në ligë dhe kupë.

“Do të jetë shumë vështirë që ai të përballet me United. Siç shpjegova dje, është ende herët për të ditur kohën e rikthimit të tij”, ka thënë trajneri i PSG, Thomas Tuchel.

“Ne duhet të presim për javën e parë dhe të shikojmë si do të jetë reagimi i tij pas tretmanit dhe vetëm pas kësaj mund të dimë më shumë”, transmeton GazetaExpress.

Trajneri i Brazilit Tite po ashtu ka udhëtuar në Paris për të parë gjendjen e yllit të tij të Kombëtares.

“Shëndeti i Neymar nuk bën të diskutohet. Unë mund ta humbas punën por nuk mund të rri pa e telefonuar kur ai është i lënduar”, ka thënë Titte.

Të hënën, mjek nga Brazili dhe PSG janë takuar në Paris, ku atyre ju ka prirë doktori i Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, i cili e kishte bërë atë operim një vit më parë.

Gjithashtu, L’Equipe ka raportuar që fraktura që është paraqitur në incizimet me rreze X nuk është e re, në fakt është e sezonit të kaluar, pasi që mund të jetë e dukshme për një ose dy vjet.

Tani, ai po vuan nga gjendja që quhet “pseudarthrosis”, pasi që lëndimi i tij nga viti i kaluar ende nuk është shëruar plotësisht.

PSG janë në favor të operimit për ta shëruar plotësisht Neymarin, përderisa Brazili dhe familkja e tij janë që ajo të shërohet në mënyrë konservative në zonat e prekura.

Për momentin, gjithçka është në ajër.